Ndërlidhjet

Qindra të zhdukur nga fundosja e anijes në Kinë


Kinë
Kinë

Pesë njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjera figurojnë të zhdukur nga fundosja e anijes në lumin Yangtze të Kinës.

Anija ka pasur 458 njerëz në bord, ndërsa së paku 15 prej tyre kanë shpëtuar.

Kapiteni dhe kryeinxhinieri, të dy të mbijetuar, janë arrestuar.

Ata kanë thënë se anija është goditur nga cikloni.

Megjithatë, anija nuk ka dërguar asnjë sinjal për gjendje emergjente dhe alarmi është ngritur nga ata që kanë arritur të notojnë deri në breg.

Shumica e njerëzve në bord kanë qenë turistë të moshës 50 deri në 80 vjeç.

Kërkimet për të mbijetuar janë duke vazhduar.

XS
SM
MD
LG