Ndërlidhjet

Sulmohet një OJQ ruse në Çeçeni


Zyret e organizatës ruse "Komiteti Kundër Torturës", në Grozni, Çeçeni.
Zyret e organizatës ruse "Komiteti Kundër Torturës", në Grozni, Çeçeni.

Një organizatë joqeveritare ruse thotë se njerëz të maskuar janë futur sot në zyret e tyre në kryeqytetin e Çeçenisë në Grozni.

Komiteti Kundër Torturës ka thënë sot se disa djem të rinj, të armatosur me mjete të forta prej metali, kanë sulmuar zyret qendrore të tij. Kjo organizatë thotë se policia nuk është përgjigjur në thirrjet e saj për ndihmë dhe se sulmuesit më pas kishin arritur të iknin përmes dritareve.

Zyrat e kësaj organizate edhe më parë kishin qenë cak i sulmeve të tilla, ku disa punonjës kishin pësuar lëndime.

Komiteti Kundër Torturës është njëri prej grupeve të pakta të të drejtave të njeriut që vepron në Çeçeni. Lideri i këtij vendi, i mbështetur nga Kremlini, Ramazan Kadyrov po akuzohet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG