Ndërlidhjet

Një trup anti-korrupsion në Afganistan kritikon MPJ-në


Afganistan. Foto nga arkivi
Afganistan. Foto nga arkivi

Një trup i pavarur afgan për anti-korrupsion ka thënë se në Ministrinë e Jashtme të Afganistanit ka sjellje jo të duhura.

Në raportin e publikuar sot, Komiteti i përbashkët Anti Korrupsion ka thënë se favorizimi dhe patronazhi shpesh mbizotëron mbi meritën dhe kompetencat në emërimet diplomatike.

Komiteti thotë se 1,300 persona kanë hyrë ne test pranues për të aplikuar për punë vitin e kaluar në Ministri, dhe përderisa 48 persona e kaluan testin, vetëm 9 prej tyre u punësuan.

“Në vend të kësaj, 40 persona u punësuan përmes kanaleve jo të rregullta”, thuhet në raport.

Në raport gjithashtu kritikohet qendra e thirrjeve të policisë në Afganistan, e cila ka filluar punën në vitin 2007, me qëllim që qytetarët të raportojnë çfarëdo të dhëne që kanë për korrupsion apo sjellje jo të duhur të zyrtarëve kundrejt tyre.

Sipas këtij dokumenti, më shumë se 2 mijë shqetësime janë raportuar vitin e kaluar, 907 prej tyre janë hetuar, nëntë prej tyre janë dërguar në Zyrën e Prokurorit, dhe asnjë veprim juridik nuk është ndërmarrë.

XS
SM
MD
LG