Ndërlidhjet

Raimonds Vejonis zgjidhet president i ri i Letonisë


Raimonds Vejonis president i sapozgjedhur i Letonisë
Raimonds Vejonis president i sapozgjedhur i Letonisë

Raimonds Vejonis është zgjedhur president i Letonisë. Ai ka qenë ministër i Mbrojtjes.

Zgjedhja e presidentit në Letoni bëhet përmes votimit në parlament.

Vejonis, i cili u nominua për president nga Unioni i të Gjelbërve dhe Fermerëve, ka marrë 55 nga 100 votat e mundshme, në balotazhin e pestë.

“Unë do të bëjë më të mirën që të përmirësoj sigurinë në Letoni dhe të promovojë mirëqenie për gjithë shtetin”, tha ai pasi u publikuan rezutlatet e votimit.

Vejonis, 48 vjeç është inxhinier i ambientit dhe ka qenë ministër i ambientit të Letonisë për 10 vjet.

Letonia dhe shtetet e tjera Baltike si Estonia dhe Lituania, kanë vendosur theks të veçantë në çështjet ushtarake që prej se Rusia në mënyrë të paligjshme ka aneksuar gadishullin e Ukrainës, Krimenë.

Presidenti i Letonisë është komandat i forcave të armatosura. Ai nominon propozimet për kryeministër dhe ka të drejtë që të kthej mbrapsht ligjet parlamentit.

XS
SM
MD
LG