Ndërlidhjet

Vriten 5 ushtarë ukrainas


Luftimet në Maryinka, Ukrainë
Luftimet në Maryinka, Ukrainë

Pesë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 39 të tjerë janë plagosur, gjatë luftimeve më 3 qershor në lindje të vendit, në mes të forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, thonë zyrtarët.

Yuri Biryukov nga Presidenca e Ukrainës, ka njoftuar përmes Facebook-ut se shumica e ushtarëve janë vrarë në luftimet afër qytetit të Maryinkas, në perëndim të Donjeckut.

Kievi thotë se separatistët pro-rusë janë duke përdorur tanke dhe artileri, gjë që janë të ndaluara në marrëveshjen e armëpushimit të arritur në Minsk në muajin shkurt.

Ushtria ukrainase thotë se ofensiva e separatistëve i ka detyruar ata që të përdorin disa artileri, të cilat janë të ndaluara në marrëveshjen Minsk 2, si përpjekje për demilitarizimin e zonës. Kjo gjë ka qenë njëri prej faktorëve që marrëveshja e armëpushimit të shkelet kohë pas kohe.

Separatistët kanë akuzuar forcat qeveritare për fillimin e këtyre luiftimeve dhe thonë se 15 civilë dhe luftëtarë të tyre janë vrarë në këto bombardime.

XS
SM
MD
LG