Ndërlidhjet

Mubarak do të rigjykohet për vrasje të protestuesve


Hosni Mubarak
Hosni Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, do të rigjykohet në rastin e vrasjes së protestuesve më 2011.

Gjykata e Apelit në Egjipt ka pranuar apelin e Prokurorisë Publike kundër një vendimi të mëparshëm të gjykatës, me të cilin është hedhur poshtë rasti kundër Mubarakut.

Gjykatësi ka thënë se rigjykimi do të nisë më 5 nëntor.

Mubarak është shpallur i pafajshëm në rigjykimin në nëntor të 2014-ës, pasi fillimisht është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 800 njerëzve gjatë revoltës popullore, më 2011.

Këtë vit, një gjykatë në Egjipt ka dënuar Mubarakun dhe dy djemtë e tij me nga tre vjet burgim, në një rast të korrupsionit.

Ai ndodhet aktualisht në një spital ushtarak në Kajro.

XS
SM
MD
LG