Ndërlidhjet

Putini viziton Vatikanin më 10 qershor


Vatikan
Vatikan

Vatikani thotë së Papa Françesku do të presë në vizitë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin javën e ardhshme.

Takimi do të mbahet në Vatikan më 10 qershor.

Kjo është vizita e parë e Putinit në Vatikan që nga koha kur ka shpërthyer kriza në Ukrainë, më shumë se një vit më parë.

Lideri rus ka vizituar Selinë e Shenjtë në nëntor të vitit 2013, para se Rusia të aneksonte gadishullin e Krimesë në mars të vitit 2014, ku pasoi me konfliktin që përkeqësoi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin.

Vatikani ka miratuar një qëndrim të kujdesshëm në konfliktin mes Kievit dhe separatistëve pro-ruse, duke shprehur publikisht zhgënjimin e tij mbi "një luftë në mes të të krishterëve."

XS
SM
MD
LG