Ndërlidhjet

"Diskutim joformal" mes politikanëve afganë dhe talibanëve


Një grup i politikanëve afganë dhe anëtarë të shoqërisë civile, duke përfshirë edhe disa gra, janë duke mbajtur bisedime me përfaqësues të talibanëve në Norvegji.

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë i tha Radios Evropa e Lirë përmes një e-maili, që pjesëmarrësit janë të pranishëm për një "diskutim joformal" në kapacitetet e tyre individuale, duke shprehur pikëpamjet e tyre personale.

Ministria shtoi se kjo është politika norvegjeze për të lehtësuar kontaktet tilla.

"Sipas mendimit tonë kjo është pozitive që faktorë politikë afganë, duke përfshirë anëtarë të shoqërisë civile dhe gra politikane, janë të angazhuar me njëri-tjetrin në kapacitetet e tyre personale për këtë shkëmbim joformal të pikëpamjeve", tha ministria.

Ligjvënëset femra Shukria Barekzai dhe Faëzia Kofi dhe dy anëtare femra të Këshillit të Lartë të Paqes të Afganistanit - Haëa Alem Nuristani dhe Sedigheh Balkhi - thuhet se janë në mesin e pjesëmarrësve.

Gjatë sundimit të talibanëve në Afganistan (1996-2001), gratë ishin të privuara nga të drejtat e tyre themelore.

XS
SM
MD
LG