Ndërlidhjet

Carter kërkon bisedime për strategjinë rreth Ukrainës


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter

Sekretari amerikan i mbrotjes Ash Cartes i ka mbledhur zyrtarët e lartë të mbrojtjes dhe diplomatët në Gjermani sot, për të vklerësuar efektivitetin e strategjisë së NATO-s ndaj Moskës, duke iu përgjigjur kështu krizës në Ukrainë.

Dhjetëra gjeneralë dhe diplomatë do të diskutojnë privatisht nëse vullneti politik është ende në Evropë, që sanksionet kundër Rusisë të mbesin në fuqi.

Gjithashtu në këtë takim do të diskutohet për opsione ushtarake, duke përfshirë edhe armatosjen e drejtpërdrejtë të Ukrainës.

Carter “beson fuqishëm se sanksionet ekonomike janë pjesa kryesore për të frenuar Rusinë”, i ka thënë një zyrtar DPA-së.

Carter ka pranuar më herët se sanksionet nuk kanë pasur efektin e dëshiruar.

“Ne duhet ta shohim nga një këndvështrim tjetër atë që po bëjmë këtu”, iu ka thënë ai trupave në Stuttgard, më 3 qershor.

Takimi i sotëm vjen pas një beteje të madhe në lindje të Ukrainës, duke thyer armëpushimin e brishtë të arritur në shkurt të këtij viti.

XS
SM
MD
LG