Ndërlidhjet

Gjashtë muaj që nga paraburgimi i Ismayilovas


Khadija Ismayilova
Khadija Ismayilova

Gazetarja e burgosur e Azerbajxhanit, Khadija Ismayilova sot shënon 6 muaj paraburgim, për një seri akuzash që ndërkombëtarisht janë vlerësuar si të motivuara politikisht.

Ismayilova, bashkëpunëtore e Radios Evropa e Lirë, raportet hulumtuese të së cilës kanë ekspozuar korrupsionin e zyrtarëve të qeverisë së Azerbajxhanit, ishte arrestuar më 5 dhjetor, fillimisht nën akuzat se e kishte nxitur një person drejt tentimit për vetëvrasje.

Ky person që kishte ngritur akuzën, më pas kërkoi të tërheqë atë, por prokurorët nuk janë përgjigjur publikisht për këtë kërkesë dhe Ismayilovas u janë dorëzuar akuza të tjera në muajin shkurt që pohojnë evazionin fiskal, aktivitete të bizneseve të paligjshme, si dhe abuzim të pushtetit.

Ajo i mohon këto akuza.

Kryeredaktori i Radios Evropa e Lirë, Nenad Pejiq thotë se Ismayilova “ka vendosur të sakrifikojë lirinë e saj për principet e saj të forta të gazetarisë".

“Në një moment, kurdo çoftë ai, Khadija do të fitojë” thotë Pejiq dhe shton se “ajo e kupton më shumë se çdokush çmimin e kësaj fitoreje”.

Lexoni edhe këtë

XS
SM
MD
LG