Ndërlidhjet

Sarajeva e gatshme për pritjen e Papa Françeskut


Katedralja në Sarajevë
Katedralja në Sarajevë

Zyrtarë qeveritarë thonë se Sarajeva është gati të presë dhjetëra mijëra piligrimë që janë nisur të presin Papën Françesk, i cili do të vizitojë qytetin të Shtunën.

Vullnetarët po ndihmojnë autobusët dhe veturat private për parkim. Sa i përket sigurisë, policia u ka kërkuar banorëve të mbyllin dritaret dhe të mos qëndrojnë në ballkonet, kur eskorta kalon atypari.

Autoritetet publikuan një numër të telefonit, në të cilin është thënë se mund të thërrasin nëse vërejnë diçka të dyshimtë.

Papa Françesk do të bëjë thirrje për paqe dhe pajtim në mes të myslimanëve të Bosnjës, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve, të cilët vazhdojnë të mbesin të ndarë pas luftës brutale tre vjeçare.

Rreth 100 mijë persona nga e gjithë Bosnja dhe rajoni pritet të shkojnë në Sarajevë, qytet me shumicë myslimane.

XS
SM
MD
LG