Ndërlidhjet

Gjykata gjermane lejon vetëm 50 protestues për samitin e G7-s


Një gjykatë gjermane ka vendosur që deri në 50 demonstrues mund të dalin në një protestë pranë vendit ku do të mbahet samiti i Grupit të Shtatë (G7).

Agjencia e lajmeve DPA raportoi se gjykata administrative në Munih të premten hodhi poshtë shumicën e ankesave të kritikëve të G7-s kundër kufizimeve të vendosura në protestën e planifikuar të dielën.

Megjithatë, gjykata tha se duke pasur parasysh vlerën e lartë e lirisë së protestimit, një grup i vogël mund të protestojnë në afërsi hotelit Schloss Elmau ku kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë presidentin Barack Obama dhe udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë dhe Japonisë.

Mijëra policë janë duke u vendosur në afërsi të vendit. Samiti dy-ditor fillon të dielën.

XS
SM
MD
LG