Ndërlidhjet

Shpërthim në Turqi, të paktën 10 persona të palgosur


Të paktën 10 persona u plagosën të premten në dy shpërthime në një tubim zgjedhor të partisë kurde në juglindje të Turqisë, ku morën pjesë mijëra njerëz.

Shpërthimet ndodhën në mitingun përfundimtar të zgjedhjeve të të Partisë Demokratike Popullore Pro-kurde, në Dijarbakir - qyteti kryesor në juglindje të Turqisë me shumicë të banorëve kurdë, në kohën kur lideri i partisë Selahatin Demirtas ishte duke u përgatitur për t'iu adresuar turmës.

Shpërthimet vijnë në një kohë të tensionuar, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Turqi, në të cilën votat kurde do të jenë kritike.

XS
SM
MD
LG