Ndërlidhjet

Azerbajxhani urdhëron mbylljen e zyrave të OSBE-së në Baku


OSCE
OSCE

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thotë se autoritetet në Azerbajxhan i kanë dhënë një muaj kohë për të ndërprerë veprimtarinë e saj në Baku.

Zëdhënësi i OSBE-së, Shiv Sharma, tha për RFE / RL, se autoritetet e Azerbajxhanit, pa dhënë "asnjë shpjegim" për vendimin, kanë thënë se duhet mbyllur zyrat.

Ky veprim vjen pas kritikave të mëdha bërë autoriteteve në Azerbajxhan për shoqërinë civile dhe liritë e medies.

Azerbajxhani është kritikuar nga zyrtarët perëndimorë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të të drejtave të njeriut.

Grupet e të drejtave në Baku thonë se situata për zhvillimin e veprimtarisë së tyre është përkeqësuar që kur presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, është rizgjedhur president për një mandat të tretë në vitin 2013.

Njëri nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, Dunja Mijatoviç, ka thënë se "praktikisht të gjithë përfaqësuesit e medieve dhe OJQ-të e pavarura" në Azerbajxhan "qëllimisht janë të përndjekur nën akuza të ndryshme, shpesh të pabaza”.

XS
SM
MD
LG