Ndërlidhjet

Arabia Saudite ka dënuar Badawin me 10 vjet burgim


Ilustim
Ilustim

Gjykata Supreme në Arabinë Saudite mbështeti dënimin prej 10 vjet burgim dhe 1,000 rrahje me kamxhikë të Raif Badawi-t, i cili është gjetur fajtorë nën akuzën se kishte ofenduar fenë islame në faqen e tij të internetit.

Badawi, i cili ishte dënuar vitin e kaluar, më 9 janar është rrahur me 50 kamxhikë para një xhamie në qytetin Jeddah. Por ky dënim u ndërpre për arsye shëndetësore.

Gruaja e tij ka thënë sot se ajo frikësohet se dënimi me rrahje me kamxhik “mund të rifillojë javën e ardhshme”.

Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë dhe mund të shfuqizohet vetëm me falje mbretërore.

Badawi, i cili është bashkëthemelues i grupit të diskutimit “Rrjeti liberal saudit”, është arrestuar në qershor të vitit 2012.

Ueb faqja e tij është mbyllur pasi që është kriitikuar shumë nga policia famëkeqe fetare e Mbretërisë. Rasti i Raif Badawit është dënuar ndërkombëtarisht.

XS
SM
MD
LG