Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjashtë rojet bregdetare plagosen nga një shpërthim


Ilustrim
Ilustrim

Një minë ka shpërthyer në një varkë të vogël që u përkiste rojeve bregdetare të Ukrainës.

Shpërthimi që ka ndodhur në varkë pranë qytetit lindor Mariupol, ka plagosur gjashtë oficerë, roje bregdetare.

Garda e shërbimi kufitar shtetëror në Ukrainë, tha se shpërthimi ka qënë i fuqishëm.

Zyrtarët thanë se gjashtë oficerët e plagosur janë në spital dhe nuk është bërë ende e ditur shkallën e lëndimeve të tyre.

Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me shpërthimin.

Mariupoli është një vend i konfliktit në Ukrainën lindore në mes të forcave të Ukrainës dhe rebelëve pro-rusë.

XS
SM
MD
LG