Ndërlidhjet

Rifillon gjykimi ndaj gazetarit Rezaian


Gazetari amerikano-iranian Jason Rezaian
Gazetari amerikano-iranian Jason Rezaian

Të Teheran ka filluar gjykimi me dyer të mbyllura, kundër gazetarit të Washington Post, Jason Rezaian.

Agjencitë e lajmeve iraniane njoftojë se gjykimi rifikooi në Gjykatën Revolucionare të Teheranit, ku zakonisht gjykohen rastet politike apo ato që kanë të bëjmë me sigurinë kombëtare.

Gazetari amerikano-iranian, Razaian, po akuzohet nga Irani për “mbledhjen e informatave konfidenciale”, “bashkëpunim me qeveritë armiqësore” dhe “propagandë kundër regjimit”.

Shefi i byros në Washington Post në Teheran rrezikon të dënohet me 20 vjet burgim.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë akuzat dhe i kanë cilësuar ato si “absurde”.

Razaian është dërguar në burgun famëkeq të Teheranit Evin, prej se është arrestuar në korrik të vitit 2014. Gruaja e tij Yaganeh Salehi, gjithashtu gazetare, është liruar me kusht por përballet me të njëjtat akuza.

XS
SM
MD
LG