Ndërlidhjet

Erdogan bën thirrje për ruajtje të stabilitetit


 Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan u ka bërë thirrje partive politike që në mënyrë të përgjegjshme të ruajnë “atmosferën e stabilitetit dhe besimit” në vend.

Këto deklarata ai i bëri sot, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat partia e tij Drejtësia për Zhvillim (AKP), nuk arriti që të fitonte shumicën parlamentare për herë të parë pas 13 vjetësh.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, AKP-ja ka arritur të fitoj 41 për qind.

Ajo ka fituar 258 ulëse në parlament, 18 më pak për të arritur shumicën absolute.

Asnjë parti deri më tani nuk është deklararuar se dëshiron të hyjë në koalicion me AKP.

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, konsiderohen si humbje e AKP-së, e cila shpresonte se do të fitonte shumicën absolute të vendeve në parlament, në mënyrë që të mund të bënte ndryshimet kushtetuese, të cilat do ta fuqizonin postin e presidentit.

XS
SM
MD
LG