Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Siri


Provinca Idlib në Siri
Provinca Idlib në Siri

Aktivistët sirianë kanë bërë të ditur se sulmet ajrore në provincën Idlib kanë vrarë 49 njerëz.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se sulmet kanë goditur sot qytetin Al-Janudiyah dhe se të vrarët përfshijnë gjashtë fëmijë dhe katër gra.

Pjesa më e madhe e provincës Idlib ka rënë së voni në duart e një aleancë rebele, që përfshin Frontin Al-Nusra, degë e Al Kaidës.

Mbi 220,000 njerëz kanë vdekur në luftën në Siri, midis forcave besnike të presidentit Bashar al-Assad dhe grupeve rebele, që ka nisur në vitin 2011.

XS
SM
MD
LG