Ndërlidhjet

Merkel: Sanksionet anti-ruse mund të forcohen


Kancelarja gjermane Angela Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel

Udhëheqësit e G7-ës, grupit të vendeve më të industrializuara, janë pajtuar se sanksionet kundër Rusisë duhet të mbeten në fuqi, derisa armëpushimi në lindje të Ukrainës të zbatohet plotësisht.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë këto komente pas takimit me liderët e Britanisë, Kanadasë, Francës, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, në Alpet Bavareze.

“Ne edhe mund t’i forcojmë sanskionet nëse e kërkon situata”, ka thënë Merkel.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë vendosur sanksione ekonomike kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes së saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.

Marrëveshja për armëpushim, e arritur në muajin shkurt në Minsk, është shkelur vazhdimisht.

XS
SM
MD
LG