Ndërlidhjet

Thaçi kërkon mbështetje nga Franca për proceset në Kosovë


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Paris, është takuar me homologun e tij francez, Laurent Fabius.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate të Ministrisë së Jashtme në Prishtinë, Thaçi ka vlerësuar lart ndihmën dhe rolin e veçantë të Francës për shtetndërtimin dhe mbështetjen e gjithmbarshme të shtetit të Kosovës.

Ai ka falënderuar homologun e tij francez edhe për përkrahjen dhënë anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë.

“Jemi përqendruar në anëtarësimin në organizata të ndryshme që të përfitojnë qytetarët Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Ai po ashtu ka theksuar se përkrahja e Francës mbetet qenësore për Kosovën në sigurimin e njohjeve nga shtete të reja dhe për anëtarësim në UNESCO, por edhe në organizatat sportive.

Thaçi ka kërkuar përkrahje edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

XS
SM
MD
LG