Ndërlidhjet

Nigeria intensifikon luftën kundër Boko Haramit


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Ushtria e Nigerisë ka filluar të zhvendosë selinë e saj në veri të qytetit Maiduguri, në afërsi të qendrës së kryengritjes së Boko Haramit.

Zhvendosja do të rrisë forcën kundër terrorizmit, ka thënë ushtria përmes një deklarate.

Një ekip këshillues i ushtrisë ka nisur të punojë në Maiduguri qysh sot.

Presidenti Muhammadu Buhari, i cili ka marrë detyrën muajin e kaluar, është zotuar se do të mposhtë Boko Haramin.

Ai ka bërë të ditur se ushtria do të zhvendosë selinë në Maiduguri, në shtetin Borno, gjatë fjalimit të tij të inagurimit më 29 maj.

XS
SM
MD
LG