Ndërlidhjet

Policia belge arreston 16 “bashkëpunëtorë” të IS-it


Bruksel - foto arkivi
Bruksel - foto arkivi

Policia në Belgjikë ka thënë se ka arrestuar 16 persona, në bastisjet kundër militantëve çeçenë.

Prokurorët kanë thënë të hënën se bastisjet janë kryer në qytete të ndryshme, me qëllim shtypjen e dy organizatave islamiste.

Ato dyshohet se kanë rekrutuar militantë për të luftuar për grupin terrorist të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Të arrestuarit përfshijnë çeçenë “që janë trajnuar dhe kanë fituar përvojë në Siri, Çeçeni dhe Afganistan”, ka thënë një prokuror belg.

Belgjika kryeson vendet evropiane sa u përket banorëve që janë kthyer nga luftimet apo trajnimet në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG