Ndërlidhjet

Gazetari Rezaian mbrohet vet në gjykatën në Teheran


Gazetari iraniano-amerikan i Washington Post Jason Rezaian
Gazetari iraniano-amerikan i Washington Post Jason Rezaian

Nëna e gazetarit të arrestuar të Washington Post, Jason Rezaian ka thënë se Irani e ka akuzuar djalin e saj për “raportimin nga vendi që ai e do”.

“Ai po akuzohet se është kreu i spiunazhit përderisa krejt ajo që ai ka bërë ka qenë raportimi nga shteti që ai e do. Kështu që, është shumë e rënd për të”, ka thënë Mary Rezaian.

Gazetari Rezaian i është drejtuar gjykatës, e cila ka mbajtur seancë me dyer të mbyllura. Detajet mbi seancën e dytë dëgjimore ishin të paqarta nga mediat iraniane, edhe pse agjencia e lajmeve Tasnim tha se Jason kishte mbrojtur veten në anglisht.
Rezaian po akuzohet për spiunazhë dhe propagandë kundër Republikës Islamike, për të cilat mund të dënohet me 10 deri 20 vjet burgim.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, gazeta Washington Post si dhe grupet e të drejtave të njeriut, fuqishëm e kanë dënuar gjykimin e Rezaianit dhe kanë kërkuar që ai të lirohet.

XS
SM
MD
LG