Ndërlidhjet

Ushtria pakistaneze vret 12 militantë të dyshuar


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria pakistaneze thotë përmes sulmeve ajrore ka vrarë 12 persona të dyshuar si militantë, në veriperëndim të një rajoni fisnor.

Në deklaratën për media thuhet se sulmet ajrore kanë ndodhur më 9 qershor në rajonin e Khyber, afër kufirit me Afganistanin.

Këto sulme vijnë vetëm një ditë pasi ushtria tha se 19 militantë dhe 7 ushtarë u vrarë në një përleshje të armatosur në Vaziristanin Verior.

Pakistani kishte ndërmarrë një operacion të madh kundër militantëve në Vaziristanin Verior në qershor të vitit të kaluar. Operacion i ngjashëm është kryer edhe sot në Khyber.

XS
SM
MD
LG