Ndërlidhjet

Britania harmonizon rezolutë për Srebrenicën


Srebrenicë
Srebrenicë

Britania, me partnerët e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, po punon në harmonizimin e një rezolute, me rastin e 20-vjetorit të Masakrës së Srebrenicës, me qëllim që të nderohen viktimat dhe të inkurajohen hapa të mëtejshëm drejt pajtimit dhe një të ardhmeje më të mirë për Bosnje dhe Hercegovinën, ka thënë sot ambasada britanike në Beograd.

“Ky përvjetor është po ashtu një rast për të gjithë komunitetin ndërkombëtar që të nxjerrë mësime nga një prej momenteve më të trishtuara në historinë e Kombeve të Bashkuara dhe të theksojë vendosmërinë tonë për t’u angazhuar në parandalim të gjenocidit”, thuhet në deklaratën e ambasadës britanike.

Forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë 8,000 burra dhe djem myslimanë, më 1995, në Srebrenicë.

XS
SM
MD
LG