Ndërlidhjet

Rebelët sirianë marrin një bazë ushtarake


Deraa, Siri - foto arkivi
Deraa, Siri - foto arkivi

Rebelët në Siri kanë marrë kontrollin e një baze ushtarake në jug të vendit.

Fronti Jugor, një aleancë e grupeve rebele, ka thënë se baza, e njohur si Brigada 52, është “çliruar” më 9 qershor.

Baza, jashtë qytetit Harak, është njëra nga më të mëdhatë në provincën Deraa.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka thënë se një qytet pranë dhe një fshat kanë rënë po ashtu nën kontrollin e rebelëve.

Organizata me seli në Londër ka thënë se 20 ushtarë dhe milicë pro-qeveritarë janë vrarë, ashtu si edhe 14 rebelë.

XS
SM
MD
LG