Ndërlidhjet

Irak: 6 të vrarë nga një sulm me makinë bombë


Foto arkiv
Foto arkiv

Zyrtarët irakianë thonë se në një shpërthim me makinë bombë në një pikë kontrolli të policisë, janë vrarë gjashtë persona.

Një zyrtar policer duke folur në kushte anonimiteti ka thënë se sulmuesi është futur me makinën e tij në të cilën kishte eksploziv, në pikën e kontrollit në distriktin Shulla, duke vrarë tre zyrtarë policorë dhe tre civilë.

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 15 persona janë plagosur dhe disa vetura janë djegur nga ky sulm.

Ndërkaq, zyrtarët mjekësor në spitalet pranë kanë konfirmuar numrin e viktimave.

Deri më tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në Bagdad dhe në periferinë e saj, sulmet me bomba ndodhin pothuajse çdo ditë. Shumica prej tyre kryehen nga grupi militantë Shteti Islamik, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Irakut.

XS
SM
MD
LG