Ndërlidhjet

Tsipras do të takohet me Merkel dhe Hollande


Foto nga një takim i mëhershëm në mes të Tsipras, Merkel dhe Hollande
Foto nga një takim i mëhershëm në mes të Tsipras, Merkel dhe Hollande

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras do të takohet sonte me Kancelaren gjermane Angela Merkel dhe Presidentin e Francës, Francois Hollande, në përpjekje për të zgjidhur krizën ekonomike të Greqisë.

Këtë takim e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane.

Bisedimet në mes të Tsipras, Merkel dhe Hollande do të zhvillohet në Bruksel pas darkës në mes të përfaqësuesve të BE-së, Amerikës Latine dhe liderëve të Karaibeve, e cila pritet të përfundojë në orën 21:00.

Kryeministri grek më herët u takua rastësisht me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, takim të cilin zëdhënësi i Komisionit e përshkruajti si “një shkëmbim i shkurtër miqësorë i pikëpamjeve”.

Tsipras dhe Junker janë pajtuar që të takohen sërish të enjten.

Bashkimi Evropian është njëri prej kreditorëve të Greqisë.

XS
SM
MD
LG