Ndërlidhjet

Ukraina do thërras moratorium këtë verë për borxhet


Ministrja e Financave e Ukrainës Natalie Yaresko
Ministrja e Financave e Ukrainës Natalie Yaresko

Një zyrtare e lartë ukrainase ka paralajmëruar se ajo mund të kërkojë një moratorium për pagesat e borxhit të vendit të saj, para se të arrihet një marrëveshje me kreditorët për të ristrukturuar borxhet.

Parlamenti ukrainas ka miratuar një ligj muajin e kaluar, që i lejon qeverisë që të vendos një moratorium për pagesat e borxhit të jashtëm nëse është e nevojshme.

“Nuk mendoj se kemi aq shumë kohë”, u ka thënë ministrja e Financave, Natalia Yaresko gazetarëve në Washington, kur u pyet nëse bisedimet për borxhin e Ukrainës mund të zgjasin edhe pas verës.

“Në këtë kuptim, unë duhet që të përdorë mjete të tjera për të ulur presionin e pagesave dhe këtë mund ta bëjë përmes një moratoriumi”, ka thënë ajo.

Yaresko dhe kryeministri ukrainas Arsey Yatseniuk po qëndrojnë në Ëashington këtë javë për tu takuar me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtarë, duke e promovuar Ukrainën si një vend tërheqës për investime dhe për të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara më shumë mbështetje ekonomike dhe ushtarake.

Ministrja ukrainase ka thënë se vendi nuk mund të pres deri në shtator për të arritur një marrëveshje me kreditorët, në mënyrë që të gjej 15.3 miliardë dollarë për kursime dhe ka të ngjarë që të thërras për një moratorium fillimisht.

Ajo ka ripërsëritur që pret nga FMN-ja që në korrik FMN-ja t’i jap një këst prej 1.7 miliardë dollarësh Kievit.

Ukraina është përballur me krizë financiare që prej fillimit të konfliktit në lindje të vendit në mes të separatistëve pro-rusë dhe trupave qeveritare.

Vendi është duke u munduar që të arrijë një marrëveshje me kreditorët për rindërtimin e ekonomisë së shkatërruar nga konflikti, si një nga kushtet e programit të FMN-së në vlerë prej 40 miliardë dollarë fonde të shpëtimit.

XS
SM
MD
LG