Ndërlidhjet

Vriten 2 persona nga një sulm vetëvrasës i talebanëve


Ilustrim
Ilustrim

Një sulm vetëvrasës që kishte për cak veturën e një zëvendëskomandati të policisë në Peshavar të Pakistanit, ka vrarë dy persona dhe ka plagosur 6 të tjerë.

Talebanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ndodhi në Hayatabad në periferi të Peshavarit.

Policia njofton se zëvendëskomandanti i policisë, Tariq Malik është në mesin e të lënduarve.

Talebanët në Pakistan më shumë se një dekadë janë duke luftuar me qeverinë pakistanze, të cilën duan ta rrëzojnë dhe të krijojnë shtet islamik.

XS
SM
MD
LG