Ndërlidhjet

Xhihadistët vrasin 20 njerëz të minoritetit Druze


Grupi xhihadist Al-Nusra, ka vrarë 20 persona të miniortietit fetar Druze, në veri-perëndim të Sirisë, kanë thënë aktivistët e të drejtave të njeriut dhe banorët e zonës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qalb Lozeh të provincës Idlib.

Banorët i kanë thënë agjencisë DPA se konflikti ka filluar të mërkurën, kur një komandant ka kërkuar nga një njeri që t’ia dorëzojë djalin e tij për të shërbyer në luftë, por ai nuk kishte pranuar.

Më pas militantët hapën zjarr dhe vranë 20 fshatarë, duke përshirë tre burra mbi moshën 70 vjeç dhe një fëmijë 8 vjeçar.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, ka thënë se edhe 3 militantë të al-Nusras janë vrarë gjatë kësaj përleshje.

Al-Nusra kontrollon zonën e Jabal al-Sumaq, ku disa fshatra janë të banuar me minoritetin fetar mysliman Druze.

XS
SM
MD
LG