Ndërlidhjet

Ukrainë: Dy ushtarë dhe tre civilë të vrarë në pjesën lindore


Kryengritësit prorusë të vendosur në vendbanimin Gorlivka në pjesën lindore të Ukrainës
Kryengritësit prorusë të vendosur në vendbanimin Gorlivka në pjesën lindore të Ukrainës

Raportohet se dy ushtarë ukrainas dhe tre civilë janë vrarë në incidente të ndara në pjesën lindore të Ukrainës.

Zëdhënësi ushtarak ukrainas, Andriy Lysenko, tha sot se dy ushtarë ishin vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur gjatë ditës së djeshme nga sulmet e separatistëve prorusë, që kanë përdorë armatim të rëndë.

Zyrtari i mbrojtjes i separatistëve, Eduard Basurin, tha se tri femra janë vrarë kur forcat qeveritare të Ukrainës kanë hedhur predha në vendbanimin Gorlivka, 30 kilometra në verilindje të qytetit Donjeck, që është nën kontroll të kryengritësve.

Monitoruesit e Organizatës për Siguri ndhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e kanë akuzuar Kievin dhe luftëtaarët separatistë për shkelje të marrëveshjes për armëpushim, të arritur në muajin shkurt, sipas së cilës kërkohet tërheqje e armatimit të rëndë nga linja e frontit.

Prej prillit të vitit të kaluar, kur filloi konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më se 6,400 vetë.

XS
SM
MD
LG