Ndërlidhjet

K. Jugore: Për shkak të frikës nga sëmundja, ulen kamatat


Pamje nga dezinfektimi për shkak të sëmundjes MERS në Korenë Jugore

Banka Qendrore e Koresë Jugore e ka zvogëluar shkallën e kamatave, duke e ulur atë në nivelin më të vogël në histori, në përgjigje të esporteve të ngadalshme dhe përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse potenciale, Sindromi Respirator i Lindjes së Mesme (MERS).

Këtë ulje banka e ka shpallur sot, derisa zyrtarët shëndetësorë kanë raportuar për 14 raste të reja me sëmundjen MERS.

Numri i të infektuarve me MERS arriti në 122 vetë, që është numri më i madh në një vend, pas Arabisë Saudite.

Në Korenë Jugore kanë vdekur 10 vetë, prej muajit maj kur sëmundja u raportua për të parën herë.

Mijëra njerëz janë në karantinë.

Ekonomistët thonë se sëmundja MERS mund ta pengoj ripërtritjen e ekonomisë së Koresë Jugore.

Të dhënat qeveritare tregojnë se eksportet kanë shënuar rënien më të madhe vjetore për afro 6 vjet, në muajin maj. Kjo ka ndodhur edhe për shkak të kërkesës së vogël globale dhe monedhës së fuqishme kombëtare.

XS
SM
MD
LG