Ndërlidhjet

Ish-shefi i FMN-së lirohet nga akuzat


Ish-shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn
Ish-shefi i FMN-së Dominique Strauss-Kahn

Një gjykatë franceze ka liruar ish-shefin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, nga akuzat për kontraktimin e punëtorëve të seksit.


Strauss-Kahn ka pranuar se ka marrë pjesë në festa të seksit, por ka thënë se nuk e ka ditur se disa prej grave kanë qenë prostituta.


Edhe dhjetë persona të tjerë të përfshirë në këtë rast, janë liruar.


Stauss-Kahn ka dhënë dorëheqje nga posti i shefit të FMN-së pasi është akuzuar për përpjekje për të përdhunuar një punonjëse hoteli në Nju Jork, më 2011. Edhe akuzat për këtë rast janë hedhur poshtë.

XS
SM
MD
LG