Ndërlidhjet

Ukrainë: Nga bombardimet dëmtohet një tubacion i gazit


Foto arkiv
Foto arkiv

Në Ukrianë, kompania e transportit të gazit Ukrtransgaz ka thënë se furnizimet me gaz do të ndërpriten për tre qytete, përfshirë këtu edhe qytetin Mariupol, pasi do të punohet në riparimin e një tubacioni të gazit.

Kompania tha se furinizimet me gaz për vendet evropiane nuk do të ndërpriten.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka akuzuar rebelët pro-rusë se kanë bombarduar këtë tubacion të gazit.

Ndërkaq, kryeministri Arseniy Yatsenyuk ka akuzuar rebelët se po mundohen të destabilizojnë qytetin e Mariupolit i cili kontrollohet nga qeveria ukrainase.

Por rebelët pro-rusë kanë mohuar se kanë bombarduar tubacionin e gazit, i cili gjindet 100 kilometra në veri të qytetit Mariupol.

.

XS
SM
MD
LG