Ndërlidhjet

Putin: Rusia është shtet modern dhe i hapur


Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka lavdëruar vendin e tij për demokracinë, transparencën dhe pavarësinë që e ka. Këto komente ai i bëri në ceremoninë e Ditës së Rusisë.

Putini, duke prezantuar çmimet dhe arritjet për shkencë dhe tekonologji, letërsi, arte dhe punë humanitare, se më 12 qershor 1990 Rusia miratoi deklaratën e sovranitetit.

Ai tha se në 25 vjetët e fundit, Rusia ka bërë “një përparim të suksesshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut”, ndërsa e ka deklaruar shtetin e tij si “modern, të hapur dhe vend të pavarur”.

Presidenti rust tha se vendi i tij ka “ruajtur thelbin dhe bazën shpirtërore të shtetësisë ruse” dhe se “idealet e patriotizmit janë aq të thella dhe të forta, sa askush nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në gjendje t’i ç’rrënjosë ato”.

Putini, i cili u në pushtet në vitin 2000, shtoi se “është e pamundur që rusët të ndahen, të izolohen nga rrënjët tona”.

XS
SM
MD
LG