Ndërlidhjet

Rusi: Nga rrëzimi i aeroplanit të vogël – humbën jetën dy pilotë


Pamje e aeroplanit të tipit Cessna
Pamje e aeroplanit të tipit Cessna

Zyrtarët rusë thonë se dy pilotë janë vrarë kur një aeroplan i vogël njëmotorësh, është rrëzuar sot në rajonin Yaroslavl, në verilindje të kryeqytetit, Moskë.

Ministria e situatave emergjente në Rusi ka njoftuar se nga rrëzimi i aeroplanit pasdite vonë, ka pasur edhe të plagosur, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Aeroplani i tipit Cesna raportohet se ishte përfshirë nga zjarri pasi ishte përplasur në nga lartësia prej 500 metrash.

Burime të agjencive për zbatimin e ligjit kanë thënë se trupat e pajetë të dy pilotëve janë gjetur.

XS
SM
MD
LG