Ndërlidhjet

Baku: Hapja e lojërave kushtoi 95 milionë dollarë


Azad Rahimov
Azad Rahimov

Ministri i sportit i Azerbajxhanit, Azad Rahimov, tha se hapja spektakulare e Lojërave Evropiane në Baku, më 12 qershor, ka kushtuar afro 95 milionë dollarë.

Kjo e dhënë me gjasë do t’i shokoj kritikët e udhëheqësve të Azerbajxhanit, për të cilët aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se ata nuk duhet të organizuojnë gara prestigjioze ndërkombëtare, derisa të mos ndalet burgosja, që është shndërruar në rutinë, e atyre që mendojnë ndryshe dhe e gazetarëve, me akuza të rrejshme.

Ceremonia e hapjes në stadiumin e ri olimpik ka zgjatur më pak se është menduar dhe janë angazhuar më pak aktorë, të cilët faktikisht ishin vullnetarë, por ka kushtuar dy herë më shumë se hapja katërorëshe e Olimpiadës në Londër, në vitin 2012. Hapja e Olimpiadës Verore në Londër kishte kushtuar 42 milionë dollarë.

Ministri Rahimov tha se hapja spektakulare, në të cilën morën pjesë 2 mijë pjesëmarrës dhe kngëtarja e njohur Lady Gaga, “ka treguar për punën e kryer gjatë dy viteve të kaluara” dhe ka vlerësuar se “opinioni i përgjithshëm” për ceremoni ishte “pozitiv”.

XS
SM
MD
LG