Ndërlidhjet

Egjipt: Kufiri me Rripin e Gazës i hapur deri të mërkurën


Ushtarët egjiptianë kontrollojnë kufirin në qytetin Rafah
Ushtarët egjiptianë kontrollojnë kufirin në qytetin Rafah

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi ka dhënë urdhër që pikë-kalimi kufitar në Rafah, i cili lidh Egjiptin me Rripin e Gazës, të qëndrojë i hapur edhe për dy ditë të tjera, raporton agjencia shtetërore MENA.

Egjipit ka hapur pikë-kalimin kufitar në Rafah prej të shtunës dhe është thënë se ajo do të qëndrojë e hapur vetëm tre ditë, në mënyrë që palestinezët të mund të udhëtojnë për herë të parë pas tre muajsh.

Por afati prej tre ditësh është zgjatur deri të mërkurën për shkak të“solidaritetit me vëllezërit palestinezë në Rripin e Gazës, në mënyrë që ata të lehtësojnë vuajtjet e tyre, në përputhje me disa kritere”, shkruan agjencia MENA.

Ndërkaq, televizioni shtetëror në Egjipt ka raportuar se shtyrja e afatit ka të bëjë me muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili do të fillojë këtë javë.

XS
SM
MD
LG