Ndërlidhjet

Bach: Hapja solemne e lojërave – promovim i harmonisë


Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, e ka lavdëruar hapjen solemne të Lojërave Evropiane në Baku të Azerbajxhanit, për promovim të harmonisë ndërmjet popujve, megjithë tensionet ndërmjet vendit mikpritës dhe dhe Armenisë fqinje, që kërcënojnë hedhje të hijes së zezë në këtë manifestim sportiv.

Në deklaratën e tij, zoti Bach e ka përshëndetur pamjen ku sportistët e Rusisë dhe Ukrainës garojnë së bashku, megjithë konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës. Mëtutje ai ka shtuar se “ne i shohim sportistët armenë pranë atyre të Azerbajxhanit, dhe kjo është fuqia e sportit për t’i bashkuar popujt”.

Në Lojërat Evropiane në Baku, marrin pjesë edhe sportistët e Kosovës, për të cilët kjo është gara e parë e tillë e madhe ndërkombëtare, pasi Kosova në muajin dhjetor të vitit të kaluar, u bë anëtare e rregullt e Komitetit Ndërkombërar Olimpik.

Zoti Bach tha, po ashtu, se ishte i lumtur për t’i parë sportistët serbë dhe kosovarë duke garuar së bashku, raporton AP nga Bakuja.

Mbrëmë Kosova ishte afër fitimit të medaljes së parë, por Alvin Karaqi e humbi duelin për medaljen e bronxë në garat e karatesë për meshkuj.

XS
SM
MD
LG