Ndërlidhjet

Remitencat nga imigrantët evropianë – 100 miliardë dollarë


Një raport i ri thotë se punëtorët imigrantë në Evropë e kanë dërguar në vendet e tyre një shumë impresive prej 109.4 miliardë dollarësh, vitin e kaluar, duke i mbështetur afro 150 milionë njerëz në gjithë botën.

Studimi nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës (IFAD) thekson se dy të tretat e kësaj shume janë dërguar në vendet në zhvillim, kryesisht në Azi dhe Afrikë.

Pjesa tjetër, një e treta, është dërguar te farefisi brenda në Evropë, nga Rusia dhe Evropa Perëndimore, kah vendet e varfëra të Evropës Lindore.

Vlerësohet se brenda Bashkimit Evropian, 63.7 miliardë dollarë janë dërguar në vendet e tyre nga imigrantët, gjatë vitit të kaluar, që është shumë e barabartë me buxhetin e plotë të BE-së për ndihma.

Ky studim, që është i bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, thotë se 10 vende të Bashkimit Evropian janë në mesin e atyre që marrin më së shumti remitenca, përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Rumaninë.

Rusia, që klasifikohet si vend evropian, e jo aziatik, është shteti kryesor “dërgues” në rajon.

XS
SM
MD
LG