Ndërlidhjet

Al-Kaida: Lideri numër 2 është vrarë në Jemen


Nasser al-Wuhayshi
Nasser al-Wuhayshi

Al-Kaida në Gashillullin Arab thotë se një lider i saj është vrarë nga sulmi me aeroplan pa ekuipazh i Shteteve të Bashkuara.

Dega e al-Kaidës në Jemen ka njoftuar sot në Internet se Nasser al-Wuhayshi, është vrarë nga një “sulm amerikan”, së bashku me dy pjesëtarë të tjerë të al-Kaidës.

Sipas njoftimit, në vend të tij është caktuar ish-lideri ushtarak, Qassim al-Raymi.

Zyrtarë të Këshillit të Sigurisë së Jemenit kanë thënë dje se al-Wuhayshi, që dikur ishte bashkëpunëtor i afërt i liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden, ishte vrarë më 12 qershor në rajonin Hadramout.

Ai ishte i dyti në linjën komanduese të al-Kaidës, pas Ayman al-Zawahirit, dhe ishte në listën e personave më të kërkuar të Shteteve të Bashkuara, për shkak se kishte planifikuar sulme në tokën amerikane.

XS
SM
MD
LG