Ndërlidhjet

Forcat e regjimit sirian “vrasin 16 veta”


Siri - foto arkivi
Siri - foto arkivi

Së paku 16 veta, në mesin e tyre 13 fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore të forcave të Sirisë, në provincën Deraa.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se viktimat kanë qenë duke ndjekur disa mësime kuranore në qytetin Gharijah.

Zyrtarët e Qeverisë siriane nuk i kanë konfirmuar raportet për sulme.

Mbi 230,000 sirianë kanë vdekur në luftën civile, e cila ka nisur pas protestave antiqeveritare në mars të vitit 2011.

Rebelët sirianë kanë avancuar javëve të fundit kundër forcave qeveritare në provincën Deraa.

XS
SM
MD
LG