Ndërlidhjet

Ramush Haradinaj ndalohet në Lubjanë bazuar në fletarrestin e Serbisë


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, është ndaluar në aeroportin e Lubjanës në Slloveni, në saje “të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë më 2006".

Zoti Haradinaj ishte duke u kthyer për në Prishtinë, pas një vizite zyrtare në Berlin, thuhet në komunikatë.

AAK kërkon veprim të menjëhershëm që autoritetet sllovene të lejojnë kthimin e zotit Haradinaj në Prishtinë, duke theksuar se “fletëarrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj zotit haradinaj janë zhvlerësuar dhe demantuar shumë herë”.

XS
SM
MD
LG