Ndërlidhjet

Isa Mustafa i ka shprehur brengosje kolegut slloven për Haradinajn


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot ka biseduar me telefon me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, me ç’rast, ka shprehur brengosjen e tillë lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Mëtutje, kabineti i zotit Mustafa ka njoftuar se ai e ka “ripërsëritur se nuk ka asnjë arsye që Haradinaj edhe mëtutje të përballet me situata të tilla, sidomos kur kemi parasysh se pafajësia e tij është dëshmuar edhe në gjykatat ndërkombëtare”.

Të dy kryeministrat kanë shprehur gatishmëri që së bashku “të punojnë në drejtim të evitimit të situatave të tilla, duke kërkuar nga Interpoli, që të rishikohet lista e fletarresteve për të cilat tashmë ka vendime shfajësuese nga instancat më të larta të drejtësisë ndërkombëtare”.

Në njoftimin e Zyrës së kryeministrit të Kosovës, po ashtu, theksohet se kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar, i ka premtuar zotit Mustafa se “proceduart ndaj zotit Haradinaj do të zhvillohen sa më shpejt dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe detyrimet ndaj Interpolit”.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka bërë thirrje kryeministrit Cerar, që Haradinajt t’i mundësohet kthimi sa më parë në Kosovë.

XS
SM
MD
LG