Ndërlidhjet

KE kundër “mureve” të reja në Evropë


Ilustrim
Ilustrim

Komisioni Evropian i është përgjigjur Hungarisë, e cila po dëshiron që të ndërtojë një mur rrethues përgjatë kufirit me Serbinë, në mënyrë që të ndalë fluksin e madh të migrantëve.

“Komisioni nuk promovon përdorimnin e mureve mbrojtëse dhe inkurajon shtetet anëtare të përdorin masa alternative”, ka thënë zëdhënsja e komisionit për drejtësi dhe punë të brendshme, Natasha Bertaud.

“Ne së fundmi kemi rrëzuar mure në Evropë dhe nuk duhet që t’i ndërtojmë sërish ato”, ka thënë më tej ajo.

Ministria e Jashtme e Hungasë më 17 qershor ka njoftar se janë duke bërë përgatitje që të ndërtojnë një “mur të lartë 4 metra” përgjatë 175 kiliometrave vijës kufitare me Serbinë, duke thënë se Budapesti “nuk mund të pres më gjatë” deri në zgjidhjen e problemit të migracionit.

XS
SM
MD
LG