Ndërlidhjet

Vizita e Tsipras në Rusi, ngritë dyshime për marrëveshje për hua


Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe presidenti rus Vladimir Putin
Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe presidenti rus Vladimir Putin

Një zyrtar i lartë rus nuk ka dashur që të thotë se nëse shteti i tij do t’i huazojë para Greqisë, në prag të takimit në mes të liderëve grekë dhe rusë.

Greqia është në një rrugë pa krye në bisedimet me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për të marrë më shumë kredi.

Pa ndihmë, Greqia pritet që të mos jetë në gjendje që të paguajë borxhin prej 1.8 miliardë dollarësh deri në fund të muajit qershor.

Liderët evropianë kanë bërë thirrje për mbajtjen e një samiti më 22 qershor si një përpjekje të fundit për të zgjidhur krizën e borxheve greke. Por Greqia ka gjasa që të falimentojë dhe të dalë nga euro zona.

Ndërkaq, kryeministri grek Alexis Tsipras është nisur për një vizitë në Rusi, vizita e dytë që në muajin prill, për tu takuar me presidentin Vladimir Putin dhe për të marrë pjesë në forumin për ekonomi në Shën Petersburg.

Vizita e tij ka ngritur dyshime se Greqia mund të kërkojë hua nga Rusia.

Çfarëdo ndihme nga Rusia për Greqinë, do të përmbushte qëllimin e Putinit që të ndajë Bashkimin Evropian, që deri më tani ka qenë i baskuar, kundër idesë së të bërit biznes të ri me Rusinë.

Zëvendëskryeministri rus Arkady Dvorkovich është pyetur nga Associated Press nëse Rusia do t’i jap Greqisë para, ai ka thënë se “nuk mund të komentoj në vendime specifike”.

XS
SM
MD
LG