Një mik i të dyshuarit për vrasjen e nëntë personave në një kishë historike të frekuentuar nga afrikano-amerikanët në Charleston të Shteteve të Bashkuara, tha se Dylann Storm Roof i ishte ankuar se “të zinjtë janë duke pushtuar botën”.
Joey Meek, një shok klase me të cilin Roof kishte rivendosur lidhjet javët e fundit, tha se në gjendje të dehur, Roof i kishte thënë se “dikush duhet të bëjë diçka në emër të racës së bardhë”.
Roof, 21 vjeçar, akuzohet për vrasjen e nëntë personave në kishën historike, duke e shtuar kështu listën edhe ashtu në rritje të incidenteve me baza racore në Shtetet e Bashkuara.
Autoritetet e rendit kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin, pasi një ngasëse e motoçikletës e kishte vërejtur në qytetin Shelby.