Ndërlidhjet

Gjermania zgjat misionin ushtarak në Kosovë


Kosovë
Kosovë

Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar sot zgjatjen e misioneve ushtarake në Kosovë, Liban dhe Mali.

Misioni gjerman në Kosovë, në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s, numëron 670 trupa dhe është i ngarkuar me garantimin e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.

Shpenzimet për 12 muajt e ardhshëm do të kapin vlerën e 47 milionë eurove, raporton DPA.

Entuziazmi publik në Gjermani për dërgimin e trupave jashtë vendit është në rënie, por ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka promovuar përfshirje më të madhe ushtarake në rajonet e krizës.

Gjermania, aktualisht, ka 2,500 ushtarë të stacionuar jashtë vendit.

XS
SM
MD
LG